Ceremonia e “Topit të Artë” është kthyer në një eveniment të përvitshmen, një mbrëmje gala që tërheq aktorë të ndryshëm, edhe përtej sportit, por Armand Duka, presidenti i FSHF-së shpreson që fituesit e trofeve të shpërbejnë si një inspirim për brezat e rinj.
Në lidhje me të ardhmen, me vitin 2025, numri 1 i futbollit shqiptar shtoi se pret një vit të mbushur me aktivitete të rëndësishme, ndërsa për të “qershia mbi tortë” do të ishte kualifikimi për në Botërorin e 2026.
“Objektiva pafund. Kemi kampionatin Europian për 17-vjeçarët, kemi disa turne kualifikuese dhe kemi një kampionat akoma më të mirë. Qershia mbi tortë, do të ishte kualifikimi për në Botëror. Kemi rivalë të fortë, por asgjë nuk është e pamundur”- tha Duka.
(J.S/BalkanWeb)