Jo vetëm “Topi i Artë” për lojtarë, një garë po aq e bukur pritet të jetë edhe ajo për trajnerin më të mirë, pasi mes kandidatëve favoritë gjejmë emra të mëdhenj. Carlo Ancelotti shihet si favoriti kryesor pasi tekniku italian fitoi dy trofe shumë të rëndësishëm me Realin e tij, Champions League dhe La Liga.

Mes favoritëve gjejmë edhe emra të tjerë si Luis de la Fuente, fitues i Evropianit dhe Lionel Scaloni, fitues i Kupës së Amerikës. Mes favoritëve janë dhe tre emra të tjerë si Pep Guardiola, fitues i Premier League, Xabi Alonso fitues i Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, ndërsa prezent mes kandidatëve është edhe Gasperini, fitues i Europa League me Atalantan.

458224969 1135490148378475 2769768900239134735 N
458224969 1135490148378475 2769768900239134735 N

Çuditërisht, mungon mes kandidatëve Simone Inzaghi, trajneri që me Interin e tij dominoi Serie A sezonin e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb