C.Ronaldo, Van Dijk apo Leo Messi, kush do të shpallet fituesi i “Topit të Artë”? Nga Franca shtohet gjithnjë e më shumë zërat që shohin yllin portugez si favoritin kryesor për të triumfuar në çmimin më të rëndësishëm në rang individual.

Ronaldo
Ronaldo

Sipas “Messaggero”, C.Ronaldo ka shtuar shumë kontaktet me Komitetin e “Topit të Artë”, madje ka pritur në Torino përfaqësues të “France Football” për të cilët ka dhënë dhe një intervistë. Ronaldo sëbashku me Fabio Paratricin kanë darkuar më pas me përfaqësues të revistës prestigjioze.

Van Dijk
Van Dijk

CR7 ka kaluar në këtë garë Van Dijk i cili pritet të jetë një nga rivalët më të mëdhenj të sulmuesit portugez. Ronaldo kaloi pak ditë më parë shifrën e 700 golave në karrierë, është fitues i titullit kampion në Serie A, fitues i Superkupës, protagonist në Champions League dhe fitues i Ligës së Kombeve ku mposhti në finale Holandën e Van Dijk.

Messi
Messi

Për Ronaldon ky do të ishte trofeu i 6-të në karrierë, sigurisht më i veçante pasi do të kalonte rivalin e tij më të madh, Leo Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb