Cili do të jetë pasardhësi i kroatit Luka Modriç? Mbrëmjen e sotme, “France Football”, revista sportive franceze që ka krijuar trofeun e madh individual, ka bërë të ditur emrat e 30 lojtarëve që do të vihen në ndjekje të “Topit të Artë” për vitin 2019. Mes favoritëve padyshim që gjendet Lionel Mesi, fitues i çmimit FIFA Best, i cili shpreson të fitojë trofeun e gjashtë në karrierë. Mes rivalëve që shpresojnë të mposhtin “Pleshtin” janë Vixhil Van Dajk, mbrojtësi qëndror i Liverpulit, kampion i Europës, dhe Kristiano Ronaldo. Më 2 dhjetor në Paris do të jetë dhe ceremonia e madhe e dorëzimit të trofeut.
Lista me 30 emrat e përzgjedhur është bërë nga një juri prej 180 gazetarësh dhe nga vetëm një përfaqësues për çdo shtet dhe çdokush prej tyre ka për detyrë të votojë 5 lojtarë duke filluar nga 6 pikë, 4, 3, 2, dhe një pikë për futbollistin e fundit. Në rast se ka barazi pikësh mes dy apo më shumë lojtarëve, në konsideratë merret ai që ka grumbulluar më shumë vende të para, dhe kështu me radhë nëse dhe vendet e para janë në barazim, atëherë shikohen votat si vend i dytë. Nëse çdo gjë do të jetë në barazim, atëherë do të bëhet një balotazh mes lojtarëve të vendit të parë.
Kriteret
Kriteret për përcaktimin e çmimit janë përshkruar në artikullin numër 10 të rregullores përkatëse.
– përveç paraqitjeve personale, merret në konsideratë dhe paraqitja e ekipit.
– vlera e lojtarit (talent dhe fair play)
– karriera
– personaliteti, karizma.
Rekordet
Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kryesojnë me nga 5 trofe secili dhe kanë fituar numrin më të madh të çmimeve. CR7 është fituesi më i ri i “Topit të Artë” në moshën 21 vjeç e 3 muaj. Stenlej Methjus është lojtari më i vjetër i vlerësuar me “Topin e Artë” në moshën 41 vjeç e 11 muaj. Mesi mban rekordin për numrin e trofeve të fituar radhazi, katër të tillë, në edicionet 2009-2012.


Ja lista e 30 lojtarëve të përzgjedhur:


Lojtari Skuadra
1) Sadio Mane Liverpul
2) Serxhio Aguero Mançester Siti
3) Frenki De Jong Barcelona
4) Hugo Loris Totenhem
5) Dushan Tadiç Ajaks
6) Mark-Andre Ter Shtegen Barcelona
7) Pierre-Emerik Obamenajg Arsenal
8) Doni Van De Bek Ajaks
9) Trent Aleksandër-Arnold Liverpul
10) Kilian Mbape PSG
11) Karim Benzema Real Madrid
12) Xheorxhino Vajnaldum Liverpul
13) Kristiano Ronaldo Juventus
14) Alison Beker Liverpul
15) Matajs De Ligt Juventus
16) Virxhil Van Dajk Liverpul
17) Hueng-min Son Totenhem
18) Robert Levandovski Bajern Mynih
19) Bernardo Silva Mançester Siti
20) Roberto Firminjo Liverpul
21) Kevin De Bryjn Mançester Siti
22) Lionel Mesi Barcelona
23) Rihad Mahrez Mançester Siti
24) Antuan Grizman Barcelona
25) Kalidu Kulibali Napoli
26) Rahem Stërling Mançester Siti
27) Mohamed Salah Liverpul
28) Markinjos Paris Sën Zhërmen
29) Zhoao Feliks Atletiko Madrid
30) Eden Hazard Real Madrid


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb