TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi në një komunikim me gazetarët foli për profilin e këshilltarëve bashkiakë që do të përfaqësojnë FRD-në në këto zgjedhje.

Një risi e prezantuar nga zoti Topi ishte se, “30% e kandiatëve për listat e këshillave bashkiakë do të jenë të rinj e të reja”.

Topi tha se FRD-ja do bënë edhe filtrin e plotë të kandidatëve, lidhur edhe me iniciativën e qeverisë për dekriminalizimin.

Çështja e profilit moral ka të bëjë edhe me klimën e dekriminalizmit, degët kanë kompetenca të plota që të merren me përzgjedhjen e listave të antarëve të këshillave bashkiakë. Ne do bëjmë filtrin e plotë të profileve të kandidatëve, të listave”, tha ai.

Topi sqaroi edhe kushtet e marrëveshjes me PS, ndërsa tha se: “Do mbështesim të gjithë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Pozicionimi politik i FRD mbetet fort një parti e qendrës së djathtë, por meqë s’ka pasur mundësi të shpjegohet akordi, kjo marrëveshje është e bazuar tek parimet tona demokratike, parimi i mbështetjes për reformat e mëdha që duhet të ndërmarrë politka, të Kushtetutës të së drejtë. Të organizuar në këtë mënyrë, ku po aplikohet parimi një anëtar një votë, kjo i jep frymëmarrje demokracisë, që FRD të përfaqësohet në institucione me gjithë mbështetjen reale që ka”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: