ELBASAN – Opozita e ka tradhtuar elekttoratin e saj, kurse shumica bën sikur qeveris, është shprehur sot në Elbasan, kreu i FRD-së, Bamir Topi, në një takim me degën e partisë.

“Ky parlament dhe kjo qeveri nuk mund të bëjnë reforma,” – tha Topi. – “S’është bërë ende reforma në drejtësi, që është urgjente; emergjent është edhe reformimi i KQZ-së, pasi KQZ-ja aktuale nuk mund të legjitimojë zgjedhjet. Nga ana tjetër, opozita e tradhtoi elektoratin e saj, kurse shumica bën sikur qeveris.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: