TIRANE- Kreu i FRD-së, Bamir Topi në një konferencë për mediat bëri apel që ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të mos bëhen për interesa kulte të 2 apo 3 individëve por të jenë gjithëpërfshirëse. Sipas tij, mungesa e stabilitetit politik vjen si pasojë e një kodi jo të drejtë, i cili ka prodhuar këtë Parlament, që për Topin përbën një “monstër”.

“Ne jemi për ndryshimin e Kushtetues por jo për interesa okulte të 2 apo 3 individëve.
Ne jemi për dekriminalizimin, në fakt ato emra nuk duhet të ishin futur fare në listë. Në partinë tonë gjithçka është e pastër, kjo nuk na rezulton në partitë e tjera, por situata duhet të ndryshojë se kjo manifestohet në kualitetin e Parlamentit, jemi skeptikë sot për funksionim e tij. Ne nuk jemi në Parlament se nuk ka funksionuar kodi i zgjedhjeve, ky parlament sot përbën një “monstër”, zhvillohet një debat i paqenë diskutohet për gjëra të jashtëzakonshme, ditën tjetër harrohen. Uroj që kjo shoqëri të mos ketë humbur forcën reaguese. E di që vendi ka probleme të mëdha nuk ka stabilitet politik”.

Topi thotë se është për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa shtoi se ndryshimet nuk duhen bërë si në 2008.

“Ndryshimi i Kushtetutës është themeli, por nuk mund të ndryshohet me dy njerëz. Politika nuk mund të jetë pjesë e dy njerëzve, kur është e tyrja gjithçka do ndikohet nga emocionet e tyre. Po e lamë në dorën e tyre ky do ishte një kapitullim. Ndryshimi i kodit zgjedhor është lënë ditën e fundit, orën e fundit të sesionit të fundit të legjislaturës ndaj dëshiroj të bëj apel politikës për një proces gjithëpërfshirës. Nëse 2 apo 3 individë do ta çojnë historinë e kodit zgjedhor atje ku duan ata, i bëj thirrje partive të tjera të vogla të organizohen. 2008 prodhoi 21 janarin e 2011, që erdhi nga ndryshimi i kushtetutës për arsye personale, Pas 21 janarit është një drejtësi që nuk jep drejtësi”,- tha Topi.

“Jemi gati për një ligj zgjedhor që në esence të ketë korrektimin kombëtar ku çdo votë e dhënë të shkojë aty ku duhet”,- shtoi Topi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: