Ka përfunduar me fitore të kampionit, 2-1, derbi torinez ndërmjet Juventusit dhe Torinos, i vlefshëm për javën e 13-të të Serie A. Bianconerët nuk e bënë lojën e tyre të zakonshme të rrjedhshme në fraksionin e parë dhe dukeshin të lëndueshëm në krahë.

Ata arritën të shënojnë një gol, por të njëjtën gjë e bëri edhe kundërshtari. Arbitri akordoi penalti për bardhezinjtë pas ndaljes me dorë të topit nga goditja e lirë e Pirlos. Arturo Vidal e ekzekutoi dy herë penalltinë dhe ishte i saktë për epërsinë e kampionit (15’). Mirëpo, Bruno Peres ishte i jashtëzakonshëm në një solo aksion duke arritur ta barazojë rezultatin (22’). Gjerat u përkeqësuan për juventinët në gjysmën e dytë, kur Stephan Lichtsteiner u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (78’), ashtu që ekipit të Allegrit i mbeti që ta mbronte rezultatin.

Megjithatë, mjeshtri Andrea Pirlo ishte njeriu që e fitoi Derby della Mole me një gol në minutat shtesë (90’+3). Diferenca aktuale me Romën është gjashtë pikë.
(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb