Derbi i Torinos nuk ka fitues.

Juventusi i ka mohuar fitoren skuadrën “granata” e cila udhëhiqte deri pak minuta para përfundimit. Një rrjetë e Higuain në minutën e 92 e ka bërë të pavlefshëm supergolin e Adem Ljajiç me goditje dënimi në të 52-n.

All Goals & Highlights HD – Juventus 1-1 Torino… by Foot_Videos
Torino në dy sfidat e luajtura këtë sezon përballë Juventusit ka qenë e pafat pasi edhe në ndeshjen e parë nuk arriti të ruante avantazhin e fituar me anë të Bellloti-t.

Ky barazim nuk rrezikon pozitat e Juves pasi në 3 javët e mbetura, bardhezinjtë qëndrojnë plus 8 nga Napoli i vendit të dytë.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Allegri nuk zbriti në fushë me skuadrën më të mirë pasi disa lojtarë u lanë pushim për ndeshjen e së martës kundër Monaco-s në “Champions League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: