Fortunali që përfshiu Durrësin pasditen e së hënës shkaktoi dëme të shumta financiare në sektorin e agrobiznesit. Një tornado shkatërroi plotësisht një serë 30 hektarë në zonën e Shkozetit, duke fluturuar në një rreze prej 500 metrash tabaket e xhamit. Në Durrës u krijuan disa stuhi të fuqishme, në formën e një cikloni. Njeri prej tyre ra në det, ndërsa tjetri pikërisht në këtë serë.

Për fat të mirë, punëtorët nuk ndodheshin në ambientet e brendshme në ato momente dhe shpëtuan për mrekulli pa u dëmtuar. Pronarët e serës shprehen se janë shkatërruar financiarisht, por i ngushëllon fakti që u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Ata thonë se nuk e kishin siguruar biznesin dhe dëmet financiare bien në kurriz të tyre.

Pasditen e djeshme gjiri i Durrësit është goditur nga moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar. Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi se i gjithë bregdeti shqiptar do të përballej me mot të keq dhe erëra me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jug-Jug Perëndim forca detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: