Një tornado që përfshiu një qytet në Kinën lindore të premten vrau një person dhe plagosi 79 tw tjerw, thanë autoritetet lokale.

Imazhet e postuara në rrjetet e mediave sociale treguan dëme të mëdha pasi tornado goditi mesditën në qarkun Dongming, 530 kilometra (330 milje) në jug të Pekinit në provincën Shandong, tha në një deklaratë byroja lokale e menaxhimit të emergjencave.

“Katastrofa la një person të vdekur. Gjithsej 79 persona pësuan gjithashtu shkallë të ndryshme lëndime,” tha ai.

Operacionet e shpëtimit, ndihmës dhe pastrimit ishin duke u zhvilluar.

Mediat kineze treguan imazhe të një tornadoje të madhe gri që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe mbante ‘mbeturina’ në qiell.

Videot e postuara në rrjetin kinez të mediave sociale Ueibo tregonin rrugë të shpërndara me copa druri dhe gurë, tabela të dyqaneve të zhveshura, makina me xhama të thyer dhe pemë të shkulura.

Kina ka duruar kushte ekstreme të motit në muajt e fundit, nga reshjet e rrëmbyeshme deri te valët e forta të të nxehtit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: