Arkansas dhe Missouri u goditën nga tornado të fuqishme, duke shkaktuar të paktën 31 viktima dhe shumë të plagosur.
Shumë banorë mbetën pa energji elektrike, veçanërisht në Missouri. Stuhitë e fuqishme sollën mbi 26 tornado dhe rreziku i motit ekstrem vazhdon.
Meteorologët paralajmërojnë për mundësinë e tornadove në Alabama dhe Missipi, ndërsa stuhitë mund të prekin edhe Floridan dhe Atlantan.
Autoritetet kërkojnë që qytetarët të ndjekin përditësimet dhe të jenë të gatshëm për evakuim nëse është e nevojshme.
(Balkanweb)