Tornadot para uraganit “Milton” të mërkurën shkaktuan vdekjen e të paktën katër personave në qarkun St. Lucie në Florida, raporton agjencia “AP”.

Para se “Milton” të arrinte në tokë, shirat e dendur dhe tornadot goditën pjesë të jugut të Floridas të mërkurën në mëngjes. Veçanërisht u godit Fort Pierce, ku i shkatërruan shtëpi e humbën jetën edhe disa qytetarë.

Katër persona humbën jetën nga tornadot atje, ka thënë Zyra e Sherifit të qarkut të St. Lucies.

Rreth 125 shtëpi u shkatërruan para se të arrinte uragani, shumica prej tyre shtëpi të lëvizshme për të moshuar, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit të Floridas për Menaxhim të Emergjencave.

E guvernatori i Floridas, Ron DeSantis ka thënë se stuhia ka sjellë shumë dëme e shkatërrime.

“Do të kuptojmë me kalimin e ditës përmasën e dëmeve”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat.

Uragani “Milton” që goditi si stuhi e kategorisë së tretë, të enjten u dobësua në stuhi të kategorisë së parë, por u paralajmërua se ende erërat janë të fuqishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: