Mrekullitë ndodhin. Sidomos në sport dhe aq më tepër në kampionatin amerikan të basketbollit. Ndryshe nga të gjitha parashikimet e sezonit të rregullt, Toronto rishkruan historinë e NBA dhe për herë të parë çon trofeun e titullit kampion në Kanada. Pas një ecurie të shkëlqyer, Reptors kurorëzuan sezonin spektakolar me triumfin ndaj kampionëve në fuqi dhe favoritëve absolutë të Golden State, duke mbyllur serinë e finaleve me rezultatin 4-2.

5346138 061319 Wabc Raptorswin Img
5346138 061319 Wabc Raptorswin Img

Në ndeshjen e gjashtë të luajtur në transfertën kaliforniane, Toronto vulosi trofeun me fitoren 114-110. Sërish heroi I mbrëmjes ishte Kawli Leonard. Ish-basketbollisti i San Antonio Spërs shënoi 22 pikë në fitoren e skuadrës kanadeze, teksa u shpall edhe lojtari më i mirë i finaleve. Një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe ylli i tjetër i Raptors, Kyle Lowry, i cili diktoi të gjithë lojën e ekipit të tij.

Ba83a594 0ddd 4e82 8031 A6045ee1031f
Ba83a594 0ddd 4e82 8031 A6045ee1031f

Nga ana tjetër, pa Kevin Durant që duhet të rikuperojë dëmtimin e rëndë që pësoi në sfidën e gjashtë, Golden State nuk arriti të qëndrojë në lojë. Nuk ishte në një mbrëmje të mirë Stephen Curry, ndërsa për Warriors nuk mjaftuan 30 pikët e shënuara nga Klay Thomson. Në fund e gjithë festa ishte për Toronto Raptors që për herë të parë në histori fitojnë titullin kampion në NBA.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: