Nga: ZONJA KATERINA
1 pako biskota
100 gr gjalpë
2 lgj kakao
1 kuti qumësht të kondensuar
200 gr lajthi
1 kuti pana ëmbëlsire
200 gr çokollatë fondente

Fillimisht grijmë biskotat në blender, më pas shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë me biskotat e grira dhe me kakaon. E punojmë mirë brumin e biskotave dhe e vendosim në një tavë ëmbëlsirash. E nivelojmë mirë dhe e fusim të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 10 minuta.

Ndërkohë grijmë lajthitë në blender mesatarisht dhe i bashkojmë me qumështin e kondensuar. Pasi baza e ëmbëlsirës me biskota të jetë pjekur, e lemë derisa t’i ulet temperatura dhe vendosim një shtresë me masën e përgatitur me lajthi dhe qumësht të kondensuar.

Më pas shkrijmë çokollatën në banjomari. Rrahim ndërkohë dhe panën e ëmbëlsirës derisa të bëhet marengë dhe e bashkojmë lugë lugë duke e trazuar me çokollatën e shkrirë. Sipas dëshirës musit të çokollatës mund t’i shtojmë pak vanilje, xhinxhër, pak piper djegës, pak lëkurë portokalli apo liker, në varësi të preferencave. E vendosim më pas kremin e çokollatës mbi shtresën me lajthi dhe e vendosim tortën në frigorifer të ngrijë për disa orë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb