Nga: ZONJA KATERINA


1 komposto pjeshke, 350 gr pana, 400 gr kos i kulluar, 1 bustinë vanilje, 100 gr sheqer pudër, 300 gr kornfleks çokollate, Fletë xhelatine
Salcë karamele për servirje


Fillimisht rrahim panën duke e kthyer në marengë. Komposton e pjeshkëve e grijmë në rende në trajtë pureje (mbajmë 2-3 feta pjeshkë për servirje).


Tek marenga shtojmë kosin dhe vaniljen duke e trazuar mirë. Zbusim në ujë të ftohtë fletët e xhelatinës, ndërkohë vendosim një zhezve me pak ujë të ngrohtë ku vendosim xhelatinën. Më pas e shtojmë xhelatinën tek kremi i përgatitur.

Marrim një formë dhe bëjmë një shtresë me kornfleks. E spërkasim me pak lëng komposteje dhe vendosim një shtresë me krem. Mbi krem vendosim komposton e pjeshkës dhe më pas e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për 3-4 orë. Pasi të jetë ftohur dhe mpiksur e servirim me pak mjaltë ose me salcë karamele.

(Vila24BalkanWeb)