Nga: ZONJA KATERINA


4 racione mish pule, 2 filxhanë oriz basmat, 2-3 qepë, 1-2 domate, 3-4 lgj vaj vegjetal, 2 feta xhinxhër, 1 lgj kos të kulluar, 100 gr rrush të thatë, 1 lk kerri, 1 lk turmerik, 1 lgj miks baharnash, 1 shkop kanelle, 2 gjethe dafine, 4-5 kokrra piperi


Lajmë orizin dhe e lemë më pas në ujë me pak uthull deri në momentin e gatimit. Në një tigan hedhim pak vaj vegjetal ose vaj ulliri. Shtojmë kofshat e pulës, 1 fetë xhinxhër, turmerikun ose kurkumën, shkopin e kanellës, gjethet e dafinës, 4-5 kokrra piper si dhe një lugë miks baharnash. Presim një qepë në rrathë dhe e shtojmë duke e kaurdisur mirë së bashku me racionet e pulës. Shtojmë më pas pak ujë dhe e lemë mishin e pulës të ziejë për 15 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë racionet e mishit dhe i pastrojmë nga kockat.


Shpëlajmë mirë orizin dhe e vendosim në një tenxhere me 2 filxhanë lëng mishi ku kemi hedhur dhe një lugë kos. Orizin e shtojmë pasi lëngu i mishit të jetë ngrohur dhe e lemë të ziejë për 3-4 minuta dhe më pas e mbulojmë me pecetë.

Në një tenxhere që nuk ngjit të lyer me pak vaj bëjmë një shtresë me oriz, shtojmë gjysmën e sasisë së qepëve, më pas shtojmë rrush të thatë dhe fetëza domate. Vendosim dhe mishin e pulës që kemi copëtuar dhe bëjmë më pas dhe një shtresë tjetër me oriz. Shtojmë dy gota lëng mishi, e mbulojmë tenxheren me pecetë kuzhine dhe kapak dhe e lemë sipër sobës për 15 minuta.

E servirim më pas tortën e kripur me oriz duke e kthyer tenxheren përmbys në një pjatancë të madhe. E servirim me qepët e kaurdisura, me bajame, me fara ose me fruta të tjera të thata sipas shijes tonë.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)