Nga: ZONJA KATERINA


500 gr tortelini, 1-2 patëllxhanë, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 2 kokrra domate, 3-4 lgj vaj ulliri, 100 gr djathë të bardhë
Kripë, piper, rigon, Djathë të verdhë për servirje, Majdanoz të freskët


Vendosim fillimisht tortelinit të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë kaurdisim me vaj ulliri qepën e grirë imët së bashku me 1-2 thelpinj hudhër. Sapo qepa të jetë zbutur shtojmë patëllxhanin të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera dhe më pas shtojmë domatet të grira në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe pak sheqer dhe e lemë salcën të lidhet. Në fund shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, e trazojmë lehtë duke shtuar më pas dhe makaronat tortelini. I lemë në zjarr për 1-2 minuta dhe i servirim pudrosur me pak djathë të verdhë dhe majdanoz të freskët.


(er.cu/vila24/BalkanWeb)