TIRANË

Një telefonatë ka shpëtuar nga dhuna e vazhdueshme bashkëshorten e një zjarrfikësi dhe fëmijët. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një inspektor të Zjarrfikëses për dhunë në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, Lorenc Hatia, për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: