Gazetari Almer Toska në rubrikën “Opinion” në News24, tha se protesta e opozitës tregoi se është në gjendje që të organizojë protesta, por jo masive.

Toska tha se protestat që po organizon nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën, por duken si protesta për mbijetesë.

Ai tha se nuk sheh sinqeritet te puna e përditshme e Rithemelimit, ka struktura që flenë gjumë, ka drejtues qarqesh që nuk e meritojnë të jenë.

“Opozita është pa rrugëzgjidhje, mendoj se nuk është gati për të ardhur në pushtet”, tha Toska.

Lidhur me gjyqin që do të zhvillohet në Apel për logon apo vulën e PD-së, Toska tha se ajo i takon Sali Berishës, pasi atje janë njerëzit.

“Praktikisht Sali Berisha duhet të jetë kryetari që ka vulën dhe logon. Por Berisha ka një problem që ka një betejë me Amerikanët. Nuk besoj se Lulzim Basha, i cili “vrau” babain politik do të mbetet vetëm, mendoj se amerikanët do të ndikojnë që vula të mbetet te Lulzim Basha.

Kjo do të bëjë që ai të mbetet në lojë, nuk do të ketë peshë, por do të jetë si ajo ferra nëpër këmbë. Nëse vula do të shkojë te Berisha, ai do të bëhet një faktor i rrezikshëm. Amerikanët nuk e duan në pushtet dhe kjo është e ditur. SHBA nuk e do këtë lidership të opozitës”, tha Toska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: