Totenhem dhe Njukasëll raportohet se janë dy klube të interesuara për shërbimet e Mario Mitajt, që aktualisht është pjesë e Al Itihad. Klubi arab e ka huazuar nga Lokomotiva e Moskës.

Për interesin në fjalë ka folur vetë babai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Lin Mitaj.

“Është shumë herë të flasim për djalin tim që largohet nga Lokomotiva. Nuk ka asgjë zyrtare nga këto klube. Diçka e mirë është se klubi ku Mitaj po luan aktualisht kanë besim tek ai dhe e aktivizojnë. Prandaj ne nuk mendojmë për asgjë tjetër, përderisa nuk ka asgjë zyrtare”, u shpreh babai i Mitajt për Sport24 në Rusi.

Kujtojmë se Mitaj është i huazuar deri në fund të sezonit te Al Itihad. Kontrata e tij te Lokomotiva e Moskës përfundon në verën e vitit 2027, kështu për shërbimet e tij duhet të paguhet një shumë e konsiderueshme nga klubet angleze apo të tjerë që do ta kërkojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: