TIRANE-Avokati i Popullit, Igli Totozani priti sot, Nën Sekretaren për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut të Departamentit të Shtetit SHBA-ve Sarah Seëall, e shoqëruar nga një delegacion dhe ambasadori, Donald Lu.

“Në fjalën e saj Sewall shprehu vlerësim maksimal për rolin dhe punën e kryer deri tani nga institucioni i Avokatit të Popullit, duke inkurajuar avokatin Totozani për të vazhduar punën me të njëjtin përkushtim në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Nën Sekretarja për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Seëall u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me institucionin e Avokatit të Popullit dhe siguroi Totozanin që do të mbështesin punën e bërë nga ky institucion. “- behet me dije nga zyra per media e Avokatit te Popullit.

Me tej theksohet se Avokati i Popullit, pasi dha një panorame të punës së institucionit dhe të problemeve kryesore që lidhen me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, shkëmbeu pikëpamjet e tij mbi çështje të caktuara me Sewall.

Në fund të takimit, Totozani falenderoi Sarah Seëall për vizitën mbështetjen dhe vlerësimin që Departamenti i Shtetit ka për punën e institucionit që ai drejton. Totozani e siguroi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që do të ketë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Departamentin e Shtetit, si dhe vazhdimin me të njëjtin përkushtim të aktivitetit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: