Totenham humbi sfidën më të rëndësishme të sezonit, finalen e Champions League kundër Liverpool por shumë shpejt pritet të humbasë edhe disa elementë të rëndësishëm. Christian Eriksen është i pari që del hapur duke pranuar se ka ardhur momenti të ndryshoj ambient: “E ndjej se jam në një moment të karrierës time ku dëshiroj të provoj diçka të re. I jam mirënjohës të gjithëve për ata që kam kaluar këto, por i kam thënë që dëshiroj të provoj diçka të re, u shpreh fantazisti danez.

Eriksen
Eriksen

Eriksen ka një kontratë me Tottenham deri në vitin 2020 por duke iu referuar dhe fjalëve të tij, ky ishte sezoni i fundit në Londër. Sipas të gjithë gjasave, Eriksen pritet të transferohet te Real Madrid, skuadër e cila e ndjek prej kohësh. Me ardhjen e Eriksen dhe Hazard, në formacionin e Realit nuk pritet të ketë vend për James Rodrigues.

James Rodrigues
James Rodrigues

Fantazisti kolumbian nuk do të jetë më pjesë e Bayern Munich, fakt të cilin e konfirmoi dhe Karl Heinz Rummenigge. James do të rikthehet në Madrid, skuadër e cila ka në pronësi kartonin e tij, për tu larguar menjëherë. Për Rodrigues janë të interesuar Juvenstus, ku Ronaldo e kërkon në Torino, Napoli ku e josh shumë ideja për të bashkëpunuar sërish me C.Ancelottin dhe PSG, me francezët të cilët kanë marrë bekimin e trajnerit Tuchel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb