Pep Guardiola paguan shtrenjtë rotacion në Carabao Cup, me Tottonham që nxjerr “qytetarët” nga Kupa e Ligës që në fazën e 1/8. “Gjelat” ishin superiorë në çdo aspekt duke kaluar shpejt në avantazh, që në minutën e 5-të, me Werner që finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë i shërbyer në mënyrë perfekte nga Kulusevski.

Tottenham nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 25-të, Sarr me një goditje të fortë nga distanca dyfishoi shifrat. City mori më pas kontrollin e topit duke u rikthyer në lojë në fundin e pjesës së parë, me Nunes që ngushtoi shifrat në 2-1. Me Haaland dhe një pjesë të mirë të titullarëve në stol, Man.City e kishte të vështirë të gjente prekjen fitues për të shmangur këtë eliminim nga Carabao Cup.

Në përfundim të ndeshjes, Guardiola ia faturoi këtë eliminim mungesave të shumta: “Kishim vetëm 13 lojtarë në dispozicion, jemi me të vërtetë në vështirësi. Jemi në telashe. Në 9 vite që kam këtu, kurrë nuk kemi qenë në një situatë të tillë, me kaq shumë dëmtime dhe mungesa”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb