Paulo Dybala ka qenë një nga emrat më të përfolur të verës këtë vit dhe Tottenham është destinacioni i mundshëm për sulmuesin. Argjentinasi ishte pjesë e një marrëveshje që Juventus kishte vendosur në vend për të nënshkruar Romelu Lukaku nga Manchester United, por refuzimi i tij për t’u transferuar në Old Trafford e ndërlikoi situatën.

Por tani Spurs janë të interesuar për lojtarin dhe mediat angleze dhe italiane raportojnë se Londinezët kanë ofruar afër 70 milion euro, që është një shifër që do të kënaqte Juven. Dybala tani duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë, megjithëse ai është më i lumtur të qëndrojë në Torino.

Mauricio Pochettino dëshiron që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur. Sezoni Premier League për Sursit fillon këtë fundjavë kundër Aston Villa.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: