Jose Mourinho rikthehet në futbollin e rëndësishëm, këtë e bën duke marrë drejtimin e një prej dy finalistëve të Champions League sezonin e fundit, Tottenham Hotspur. “Special One” do është trajneri i ri i “gjelave” duke zëvendësuar në këtë mënyrë Mauricio Pochettino, i shkarkuar në orët e vona të se martës.


Pochetino
Pochetino

Pas 5 vitesh, Pochettino largohet nga Londra duke lënë pas një ekip në krizë rezultatesh. Mourinho ishte prej kohësh në kërkim të një projekti të madh, Tottenham është padiskutim një ekip i madh i cili për më tepër pas disa vitesh në heshtje është duke u përgatitur për një revolucion që parashikon disa shpenzime të rëndësishme në merkato, pikërisht këto detaje bëjnë që tekniku portugez të jetë entuziast për këtë rikthim në Premier League:


Jose Mourinho
Jose Mourinho

“Jam entuziast që do të bëhem pjesë e një klubi të madh me tifozë apasionant. Të punoj me këto lojtarë ishte gjëja që më tërhoqi më shumë”, theksoi Jose Mourinho. “Speciali” ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb