Euro 2024 po “troket”, Luciano Spalletti dhe të kaltrit janë gati të tentojnë një tjetër sukses si në vitin 2021. Italia është shortuar në Grupin B, së bashku me kombëtaren tonë, Spanjën dhe Kroacinë, ndaj koefiçenti i vështirësisë është i lartë këtë herë, për kombëtaren “azzurre”.

Në mbështetje të kombëtares italiane, si shumë ish futbollistë të tjerë është edhe legjenda e Romës, Francesco Totti, i cili duket se i ka lënë pas mosmarrëveshjet në të shkuarën me trajnerin Spalleti:

“Marrëdhënia jonë gjithmonë ka qenë e shkëlqyer. Ishte vetëm një moment konfuzioni, që ne e lamë pas krahëve, si të rritur.”

Italia nuk ka bindur në miqësoren kundër Turqisë:

“Këto ndeshje llogariten deri në një pikë. Kur të fillojë aventura europiane, kombëtarja do të tregojë vlerën e saj”.

Nga kombëtarja te Roma, në drejtimin e së cilës Daniele De Rossi bëri gjithçka mirë, edhe pse nuk arriti ta kualifikonte skuadrën në Champions:

“Daniele është njeriu i duhur për Romën dhe ai po e vërteton këtë duke bërë mirë. Shpresojmë që ai të mund të ketë një fillim të mirë të sezonit dhe që klubi ta mbështesë atë.”

Ndër kundërshtarët e Romës do të jetë Napoli i ri i Antonio Contes:

“Do të shohim se çfarë ekipi do të ndërtojë De Laurentis. Të gjithë e dimë se si është trajneri dhe çfarë skuadre dëshiron të ndërtojë. Ai me siguri do të dëshirojë të fillojë me këmbën e mbarë, në përpjekje për të rikthyer titullin te Napoli”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: