Francesco Totti, ka qenë njëri prej protagonistëve absolutë, në Italinë kampione Bote në 2006. Ai mbetet nostalgjik dhe pse jo kërkon të ripërjetojë ato emocione sërish, duke qenë se finalja e Euro 2024, do të zhvillohet në Berlin, mbrëmjen e 14 Korrikut.

Në një intervistë për Betsson Sport, Totti u shpreh: “Çdo futbollist mund të bëjë diferencën, por në të tilla kompetiicone, ajo ç’ka bënë me të vërtetë ka rëndësi është forca e grupit. Ky evropian do të jetë i vështirë, por Italia ka një trajner të madh dhe një skuadër shumë të mirë. Një parashimi për finalen? Shpresoj të jetë Itali-Francë”, përfundoi ish kapiteni i Romës Francesco Totti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: