Francesco Totti thotë se stadiumi i planifikuar i Romës do të jetë një “Colosseum i ditëve moderne”. Giallorossët sot organizuan në konferencë për media për të zbuluar detaje për stadiumin e ri, që pritet të kompletohet për sezonin 2017/18. Dhe, për projektin që pritet të kushtojë 1.1 miliardë euro ka komentuar edhe Totti, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

“Roma do të ketë një stadium që përfaqëson qytetin kudo në botë, siç e meriton historia jonë”, ka thënë Totti. “Do të jetë një Colosseum i ditëve moderne, ku të gjithë fansat dhe atletët do të jenë në gjendje të kënaqen me spektaklin në një ambient të mrekullueshëm që do t’i bëjë ndeshjet të jenë kulmi i sportit dhe argëtimit”.

“Do të jetë për të gjithë, dhe në veçanti për fëmijët, të cilët kanë të drejtë të kënaqen me ndeshjet tona në mënyrën më të mirë”.

“Roma – qyteti jonë – meriton një stadium të tillë. Do të jetë shtëpia jonë dhe të gjithë do të jemi Roma. Fanellat janë gjëja e dytë për ne dhe ne e duam këtë klub pasi është unik në botë. Me Romën në zemrën time…”, ka shtuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: