Një personazh si Pep Guardiola ka ditur gjithmonë të fitojë zemrat e tifozëve, kjo për shkak edhe te raporteve të mira që ia ka patur pothuajse me të gjithë që e kanë rrethuar në punën e tij.

Si askush më parë, me një gjuhë të ashpër, Yaya Toure, nuk është përmbajtur aspak kur është pyetur për Guardiolën në një intervistë për “France Football”.

“Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes.

Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n? Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje. Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar.

Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia. Ai është shumë inteligjent për t’u kapur. Ai nuk do ta pranonte kurrë, por premtoj se ditën që ai do të fusë në fushë pesë afrikanë, do t’i dërgoj një tortë.

Përveç kësaj, Pep kërkon të dominojë dhe të ketë lojtarë që i binden duke i puthur dorën. Nuk më pëlqen kjo marrëdhënie, unë e respektoj trajnerin por nuk është për mua.

Ai më vodhi lamtumirën te City, një klub me tifozë special.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb