16 vite nga paraqitja e fundit, Toyota kthehet në Formula 1 pas kontratës së nënshkruar si partner teknik me “Haas F1 Team” që hyn në fuqi menjëherë.

Prodhuesi japonez kaloi 8 vite në Formula 1 si skuadër por edhe prodhues motorrësh duke u ngjitur 13 herë në podium dhe arritur në vendin e 4 në klasifikimin e konstruktorëve.

TGR do të ndihmojë në dizajn, shërbime teknike dhe prodhimi për Haas që si këmbim do të ofrojë ekspertizën teknike dhe benefitet komerciale. Objektivi i amerikanëve është zhvillimi dhe konkurenca në F1.

Bashkëpunimi u prezantua në “Fuji International Speedëay” që është në pronësi të Toyota’s që do të vendosë “brand”-in “Toyota Gazoo Racing” në makinat e Nico Hulkenberg dhe Kevin Magnussen që prej fundjavës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara në Austin. Haas renditet në vendin e 7 për konstruktorë, 3 pikë pas RB në betejën për vendin e 6.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: