Fitimi operativ i kompanisë Toyota Motors u rrit me 14,4 %, pra në 662,4 miliardë jen (6,1 miliardë dollarë) nga viti në vit në periudhën korrik-shtator për shkak të shitjeve të shumta në Japoni dhe Amerikën e Veriut, deklaroi kompania.

Prodhuesi më i madh japonez regjistroi një fitim neto prej 592 miliardë jenësh në tremujor duke u rritur 1,2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shitjet u rritën 4,5% në 7,6 trilion jenë.

‘’Shitjet e automjeteve në Amerikën e Veriut u rritën me 5,6 % nga një vit më parë në 702 000 njësi gjatë periudhës tre mujore, ndërsa shitjet e brendshme u rritën me 12,3 % në 585 000’’, deklaroi kompania Toyota.

Grupi Toyota, përfshirë Daihatsu Motor dhe Hino Motors, pret të shesë 10,7 milionë automjete në të gjithë botën për vitin aktual deri në Mars 2020, krahasuar me një vlerësim prej 10,73 milion të tre muajve më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: