Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, vendosur të rikthejë në burg, katër personat e ndaluar për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.

Ndonëse gjykata e Krimeve të Rënda i liroi ata me masën e ‘arrestit shtëpiak’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, është Apeli i kësaj gjykate që ka kërkuar ndryshimin e masës duke caktuar ‘arrest me burg’. Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se vendimi i trupit gjykues është marrë më datë 27 nëntor, dhe është ekzekutuar më pas nga policia.

Të dyshuar janë Edi Lika dhe djali i tij, Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.
Kujtojmë që në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb