TIRANE

Gjykata e Tiranës shtyn për në 4 dhjetor seancën e shqyrtimit të padisë për “shpifje” të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla kundër kryedemorkatit, Lulzim Basha.

“BalkanWeb” mëson se kërkesa për shtyrje u bë nga avokati i Ballës, i cili kërkoi që klienti i tij të ishte prezent nëe salle për të dhënë shpjegime në lidhje me pretendimet e tij. Kujtojmë se sot Balla nuk ishte në gjyq, për shkak të një angazhimi zyrtar në Gjermani.

Në këtë padi, Balla pretendon se Basha ka shpifur në sallën e Kuvendit kur lidhi emrin e tij me “Toyotat Yaris”, ku në portin e Durrësit u sekuestruan 3.5 milionë euro. Pas deklaratës së Bashës, Balla depozitoi padinë kundër demokratit. Po ashtu Balla ka edhe një tjetër çështje ‘të hapur’ me Bashën në Gjykatë, që lidhet me dosjen ‘Xhisiela’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb