Prokuroria e Belgjikës do të kërkojë të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris” në muajin qershor të vitit të kaluar në Durrës. Kryedemokrati ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’

“News 24” dhe “BalkanWeb” disponojnë letërporosinë e prokurorisë belge, e cila në total përveç kryedemokratit kërkon të pyeten 12 persona për ngjarjen. Për kryedemokratin, referuar letërporosisë, prokurorët belgë kanë hartuar katër pyetje.

Kujtojmë se aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa sot në pyetje janë marrë personat e mësipërm, të cilët kanë mohuar të kenë patur dijeni pë sasinë e parave.

Kujtojmë se për këtë rast ka patur edhe akuza të forta politike mes Partisë Demokratike, i cila ka treguar gishtin drejt Taulant Ballës, si të përfshirë. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë, ndërsa përballja mes tyre vijon.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb