DURRES- Është zbuluar shifra e saktë e eurove të sekuestruara dje në Portin e Durrësit. Ndonëse në fillim u përfol se ishin 1.5 milionë euro dhe më pas 5 milionë, nga numërimi i parave rezulton se janë sekuestruar 3 milionë e 470 mijë euro dhe 80 franga.

Paratë ishin fshehur në dy makina tip ‘Toyota Yaris’ të cilat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me disa makina të tjera të ngarkuara në një trajler.

Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë, ndërsa ka shoqëruar tre persona. Policia ka shoqëruar pronarin e kamionit që po transportonte makinat, Edi Lika si dhe shoferin.

Gjithashtu është shoqëruar edhe djali i pranarit të kamionit që shoqëronte shoferin, Klevis Lika, 19 vjeç. Nga analiza që iu është bërë parave nuk rezultojnë false dhe dyshohet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.

Policia po heton dokumentacionin e makinave për të zbuluar se kush është dërguesi i tyre, destinacioni si dhe burimi i parave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb