SERBI

Një grup nacionalistësh në Serbi kanë pritur jo mirë  kryeministren serbe, Ana Brnabiq, në momentin që ajo po mbante një fjalim në Orasac në një ceremoni ku po shënohej dita e shtetit. Protestuesit mbanin në duar flamujt e lëvizjeve nacionaliste në Serbi, Dveri dhe Nasi ndërsa thirrnin në kor  “Tradhti”, “E tradhëtove Kosovën”, shkruan N1.

Ngjarja në fjalë ndodhi menjëherë pas fjalimit të Zheljka Cvinanovic,

“Sot kur po festojmë për paraardhësit tanë dhe po tregojmë unitet në luftën për një të ardhme më të mirë, kemi ende njerëz që fishkëllejnë. Sa më të fortë që do të jenë, aq më fort do t’i luftojmë, fashizmi kurrë nuk do të fitojë mbi Serbinë”, është shprehur ajo.

Presidenti i lëvizjes ‘Nasi’, Ivan Ivanoviq, është shprehur se njerëzit po protestojnë sepse “Brnabic dhe Vuçiç  kanë tradhtuar Kosovën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: