Kanë qenë të shpeshta rastet e dhunës të trajtuara në emisionin “ Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti. E tillë është edhe historia e trajtuar ditën e sotme, ku një zonjë ka kërkuar ndihmë për të bërë publike rastet e dhunës në familje. Çifti ka 27 vite martesë por problemet dhe konfliktet mes tyre kanë shkuar deri në dunë fizike.

Dhuna ka degraduar deri aty sa është bërë i mundur pajisja me urdhër mbrojtjeje të bashkëshortes, ndërsa shkak për konfliktin është tradhtia.

Bashkëshorti i 23-vjeçares ka ndërtuar një jetë paralele me një grua tjetër e cila është 20 vite më e re se ai.

43-vjeçarja në një lidhje live në studion paralele, për të ruajtur anonimatin ka rrëfyer detaje nga martesa, njohja dhe vitet e fundit por edhe zbulimin e tradhtisë.

Ajo është shprehur se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar me një vajzë e cila ka qenë punonjëse në biznesin e tyre të përbashkët.

43-vjeçarja thotë se ai nuk e pranonte akuzën e saj dhe kjo e fundit ka punësuar një detektiv i cili i ka bërë të mundur paraqitjen e provave konkrete edhe pse më herët ajo kishte parë komunikime nga rrjetet sociale.

Përveç tradhtisë ajo thotë se është përballur me dhunë, fyerje dhe ofendime madje deri në kërcënime nga ish burri i saj.

Pjesë nga intervista, 43-vjeçarja:

”Në njohjen tonë ai nuk ka qenë kështu, ai ka ndryshuar shumë, është bërë agresiv dhe madje shpejtoi martesën me pretekstin se më donte, unë isha e vogël.

Ne ngritëm biznes, por për 15 vite unë punoja edhe 20 orë në ditë dhe mbase unë e lash vetën pas dore, por e bëra për familjen.

Vitet e fundit unë jam dhunuar, tradhtuar dhe ofenduar.

Por ai nuk e pranonte kurrë që më tradhtonte dhe unë mora mundimin dhe gjeta një detektiv për të vërtetuar dyshimet e mia.

Dhe mora vesh që ai më tradhtonte me një punonjëse që kishim në biznes.

Më tej unë mora guximin që ti jap fund martesës tonë sepse marrëdhënia çdo ditë e më shumë po përkeqësohej.

Ai më kërkon lekë, më shan më fyen më ofendon dhe kërkon lekët që unë punoj nga biznesi’‘.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb