Nga: Artan FUGA

Pija kafe me dikë sot dhe më foli për traditat luftarake të famijes së tij:

Stërgjyshi – aga në ushtrinë osmane
Gjyshi – kaporal në ushtrinë e Musolinit
Babai – përgjegjës magazine në ushtrinë e kuqe shqiptare në Vaqar.
Djali – polic në Kanada.

Cfarë larmie ushtrish!

Nga brezi në brez janë ushtritë e huaja që na asimilojnë neve apo jemi ne asimilojmë ushtritë e të tjerëve?

Këtë nuk marr vesh unë.

Një identitet i fortë sepse gjithmonë jemi luftarakë, apo jemi pa identitet sepse hidhemi nga një ushtri te tjetra?

Këtë dua të di unë.

Jemi trima që vlerësojmë betejat më shumë se paranë, apo mercenarë që luftojmë për parà.

Cfarë më futi në mendime ai sot!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: