ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, të konsideruar person u rrezikshëm dhe i dënuar me burg përjetë në Greqi për disa vepra penale. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Sajmir Hasalla, banues në fshatin Papërr në Elbasan.

Hasalla është dënuar nga Gjykata e Apelit në Larisa, Greqi me “Burgim të përjetshëm”.

Ai ishte shpallur në kërkim nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pas njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës Larisa Greqi.

Gjykata e Apelit Larisa Greqi me vendim penal të formës së prerë e ka dënuar me burgim të përjetshëm dhe me masë administrative 50.000 mijë euro gjobë  për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kiminal”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: