Goditet një rast tentative për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek dhe sekuestrohen 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Ishin shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, të cilat në zbatim të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas 45 vjeçar nga Saranda.

Nga kontrolli i ushtruar, Policia ka konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio shasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme me lënde narkotike.

Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Pas kontrollit të imtësishëm në automjet u gjetën 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i dretuesit të mjetit, shtetasit A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: