LEZHË

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 49-vjeçar të shpallur në këkrim për trafik droge. Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë. Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb