ITALI 

Policia italiane ka lajmëruar se ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Karabinierët kanë vënë në pranga 3 persona, të gjithë shtetas shqiptarë.

Ata janë të moshave 35, 33 dhe 28 vjeç, ndërsa ishin në kërkim që nga data 22 maj 2019. Shqiptarët kanë qenë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Bergamo që merrej me trafik kokaine, heroine, hashashi dhe marijuane, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari 28-vjeçar dhe 33-vjeçari u ndaluan nga agjentët në aeroportin e Orio al Serio, sapo u ulën me një fluturim nga Tirana. Të dy janë të njohur për policinë dhe kishin rol të rëndësishëm në bandën e trafikut të drogës. Grupi shqiptar gjithashtu ishte pajisur edhe me armë zjarri. Të tre janë dërguar në paraburgim në Bergamo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb