Operacioni i përbashkët i Guardia di Finanza dhe Policisë kundër një organizate italo-shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, me 15 arrestime dhe sekuestrime në provinca të ndryshme italiane.

Prej orëve të para të mëngjesit, Guardia di Finanza dhe Policia e Reggio Emilia po kryejnë një operacion të gjerë me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Prokurorisë së Bolonjës. Policia nisi arrestimet, kontrollet dhe sekuestrimet në disa provinca italiane, ku u përfshinë gjithsej 15 persona, nga të cilët pesë banorë në zonën e Reggio Emilia. Këta persona akuzohen si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare, aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimet filluan në vitin 2020 dhe zbuluan një pamje komplekse të aktivitetit të paligjshëm. Organizata, e cila përfshin disa vende si Shqipëria, Kosova, Ekuador, Kolumbia dhe Holanda, është identifikuar si përgjegjëse për importin dhe blerjen e sasive të konsiderueshme të drogës. Sasia e llogaritur përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro. Doli se aktiviteti i trafikimit kishte për qëllim veçanërisht tregun italian, me lidhje midis rajonit Emilia-Romagna dhe Kalabrisë.

Sinergjia mes agjentëve hetues ka bërë të mundur nxjerrjen në pah të një organizate të mirëstrukturuar. Kjo përbëhet jo vetëm nga shqiptarë, por edhe nga italianë të lidhur me rrjete kriminale, përfshirë ato të tipit Ndrangheta dhe grupe të tjera kriminale të Lacios. Prandaj, operacionet e tyre kanë ngjallur alarmin tek autoritetet, të cilët kanë frikë se shtrirja e veprimit të këtyre organizatave mund të zgjerohet më tej. Detaje priten në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: