ITALI


Policia e Bolonjës ka nisur sot në orët e para të mëngjesit një aksion, duke kryer arrestime dhe kërkime të disa shqiptarëve dhe italianëve, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.


Hetimet nga Prokuroria italiane kanë arritur të zbulojnë funksionimin e një bande të trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht marijuanës dhe kokainës drogë që erdhi direkt nga Shqipëria e që me andej përfundonte në Puglia që më pas të shpërndahej në Emilia Romagna, Toscana dhe Umbria, shkruajnë mediat italiane.


  • foto galeri

Madje, për këtë rast, policia e shtetit fqinj ka thënë se do të mbajë konferencë për mediat për të dhënë detaje.

(d.xh/Balkanweb)