Një gjykatë britanike ka dhënë dënimin për anëtarët e një grupi trafikantësh që çonin ilegalisht emigrantë në Britani të Madhe përmes kanalit anglez. Gjykata ka dënuar me 48 vite burg në total 7 anëtarët e grupit.

Autoritetet angleze zbuluan se ky grup kriminal punonte në dy rrjete, një shqiptar dhe një britanik.
Hetimet nisën në maj të vitit 2016, kur u gjet një gomone e braktisur në një plazh, brenda së cilës kishte rroba.

Autoritetet britanike dhe ato franceze, zbuluan se organizatorë ishin dy shqiptarë të quajtur Artur Nutaj dhe Saba Dulaj. Ata u arrestuan në trafikun e emigrantëve që kishin organizuar më 28 maj, në gomonen me 18 refugjatë të paligjshëm.

Emigrante Angli
Emigrante Angli

Ata organizonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë nga bregu verior i Francës drejt Britanisë së Madhe. Dy shqiptarët e dënuar me burg bashkëpunonin me një familje britanike nga Kenti, e cila kishte siguruar mjetet e transportit, duke blerë gomone të shpejta dhe motora uji, të cilat përdoreshin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë.

24-vjeçari Sabah Dulaj u dënua me 7 vite burg dhe shqiptari tjetër Artur Nutaj, 39 vjeç u dënua me 7.6 vite burg. Të dënuarit e tjerë, janë shtetas anglezë bashkëpunëtorë në këtë trafik të paligjshëm.

mediat shkruajnë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe anglezëve është dokumentuar përmes përgjimeve dhe fotografimeve të fshehta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb