DURRËS

Numri i madh i pushuesve që kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit e Kavajës për të pushuar ka bërë që policia të këshillojë drejtuesit e mjeteve për të zgjedhur rrugën kryesore.

Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, këshillon drejtuesit e mjeteve të cilët kanë zgjedhur për të pushuar në zonën e Malit të Robit dhe Golemit, se për të shmangur radhët e gjata që krijohen në rrugën dytësore Mali i Robit-Plepa, Durrës, për shkak të ngarkesës së madhe të krijuar nga sezoni turistik, të zgjedhin rrugën kryesore, duke ndjekur aksin rrugor Mbikalimi i Kavajës-Durrës, për tu kthyer, me qëllim shmangien e trafikut.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: