LEZHE- Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, kanë vënë në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe vjedhje me dhunë.

Në pranga ka rënë Agron Selmani, 44 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 24 vjet burg për veprën penale të “Bashkëpunim kriminal me qëllim trafik droge (kokainë).
Po kështu, të martën u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Elion Tirtja, 27 vjeç, banues në Orosh, Mirditë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për këtë shtetas si masë sigurimi personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb