ITALI

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi policia iu ka gjetur 3 kilogramë kokainë, të fshehura në  një cep të fshehtë të një furgoni. Të arrestuar kanë përfunduar shtetasit Aurel Hasanaj 30 vjeç dhe Meti Lika 35 vjeç.

Kokaina ishte e ambalazhuar dhe ishte fshehur në frugonin e Aurel Hasanajt, një tregtar makinash nga Italia në Shqipëri. Policia italiane dyshon se kemi të bëjmë me linjë të trafikut të kokainës, ndërsa shqiptarët hiqeshin sikur merreshin me tregti makinash, raportojnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

Sasia e drogës e llojit kokainë u zbulua nga policia në Xhenova. Mediat italiane komentojnë rastin, duke shtuar se kjo formë e trafikut të drogës, duke u hequr sikur shiten makinat është e vjetër. Ndërkaq, dy të arrestuarit dyshohet se kanë qenë edhe më herët problematikë me ligjin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb