SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga sot një 25-vjeçar të akuzuar për trafik makinash luksi.

Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të operacionit “Luks” të datës 7 prill, ku Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore Policisë Shkodër sekuestruan mjete luksoze, është ndaluar sot shtetasi Ritvan Hasaj, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Hasaj ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: